Lidhje

Irak: Kryeministri al-Maliki tha se ka një plan të ri për t’i dhënë fund dhunës sektare


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki tha se ka një plan të ri për t’i dhënë fund dhunës sektare në rritje.

Sipas njoftimeve nga Bagdati, plani parashikon ngritjen e komisioneve të sigurimit që përfshijnë përfaqësues të fraksioneve të ndryshme politike. Komisionet do të monitorojnë operacionet e sigurisë në lagjet e Bagdatit.

Po sipas njoftimeve, plani përfshin gjithashtu një komision të ri për median por roli i tij është i paqartë.

Kryeministri e shpalli planin pas bisedimeve me figura të larta shiite dhe syni në qeverinë e tij.

Ndërkohë, zyrtarët irakianë thanë se nga dhuna e së hënës në Bagdat dhe qytete të tjerë, humbën jetën të paktën 13 veta. Në kryeqytet u gjetën gjithashtu 50 trupa të masakruar.

Persona të armatosur rrëmbyen 14 veta nga dyqane kompjuterësh në Bagdatin qendror.

Ushtria amerikane njoftoi se të hënën në Bagdat vdiq një ushtar amerikan për shkak të plagëve të marra nga armë të vogla zjarri. //az//

XS
SM
MD
LG