Lidhje

Trajtimi i parkinsonit me operacion; Ilaçi Meridia kundër mbipeshës tek fëmijët


Trajtmi i parkinsonit me operacion

Parkinsoni është një sëmundje neurologjike dhe shenjat e dukëshme të saj janë dridhjet, veçanërisht të gjymtyrëve. “Me përparimin e sëmundjes, simptomat shtohen”, thotë neurologu David Çarls pranë universitetit Vanderbild në Nashvill të shtetit Tenesi. “Vështirësitë që shoqërojnë sëmundjen e parkinsonit janë dridhjet, bllokimi i muskujve, ngadalësimi i lëvizjeve, vështirësitë për të ruajtur balancën gjatë ecjes dhe humbja e kujtesës për rreth 20 përqind të pacientëve.”

Sipas organizatës botërore të shëndetësisë, 4 milionë njerëz vuajnë nga sëmundja e parkinsonit. Por kjo shifër parashikohet të rritet ndërsa shumë vende të zhvilluara vazhdojnë të njoftojnë mbi rritjen e numrit të popullatës së moshuar. Në Shtetet e Bashkuara ka rreth 1 milionë e 500 mijë vetë të diagnostikuar me parkinson.

Sëmundja fillon të shfaqet kryesisht tek njerëzit e moshës 60-65 vjeç. Ilaçet duket se bëjnë efekt në vitet e para të prekjes, por më vonë këto efekte dobësohen.

Trajtimi i parkinsonit është treguar i suksesshëm tek 25 përqind e pacientëve të cilët iu nënshtruan operacionit për stimulimin e thellë të trurit. Elektrodat vendosen në një zonë të trurit të njohur me emrin subthalamic nuckleus që nxit veprimtarinë e tepruar të trurit. Elektrodat lidhen me një aparat pejsmejker të vendosur në gjoks. Në këtë mënyrë, elektrodat dërgojnë një sinjal për qetësimin e dridhjeve dhe zhbllokimin e muskujve.

Doktor David Çarls thotë se kjo terapi ndërpret veprimtarinë e tepruar të trurit dhe në këtë mënyrë lehtëson simptomat e parkinsonit. Evan Stern i është nënshruar një terapie të tillë. Ai thotë se në përgjithësi ndjehet mirë dhe dridhjet i janë zhdukur plotësisht.

Ekipi i mjekëve neurologë pranë universitetit Vanderbild po fillon tani të përdorë këtë mënyrë trajtimi tek disa pacientë ku sëmundja ndodhet në fazat e para. Doktor Çarls thotë se kryerja e terapisë stimuluese në fazën e herëshme të sëmundjes mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave, por nuk ofron shërim dhe as nuk ndal përparimin e sëmundjes. Nga kjo terapi, pacientët vazhdojnë të përfitojnë edhe 5 deri në 7 vjet pas operacioni.

Ilaçi Meridia edhe kundër mbipeshës tek fëmijët

Mbipesha trupore i bën fëmijët të rrezikohen nga diabeti dhe sëmundje të zemrës. Por një studim rreth ilaçit Meridia që përdoret për t’u dobësuar, tregon se ky ilaç mund të përdoret edhe për fëmijët mbipeshë.

Gjatë studimit u vu re se fëmijët që morrrën Meridia për një vit ranë nga pesha 10 kilogram. Kjo humbje peshe u shoqërua me një sërë përfitimesh shëndetësore, përfshi normalizimin e niveleve të kolesterinës dhe sheqerit në gjak.

Aktualisht, vetëm ilaçi Xenikal është miratuar për trajtimin e mbipeshës tek fëmijët, por ilaçi Meridia vepron ndryshe nga Xenikali. Mendohet se Meridia vepron drejtpërdrejt në kimistrinë e trurit për të pakësuar oreksin, ndërkohë që Xenikali bllokon një sasi dhjamrash të hyjnë në zorë gjatë procesit të tretjes së ushqimit. Mjekët thonë se këto ilaçe mund të jenë më të efektshme kur përdoren të ndërthurura me ndryshime në stilin e jetesës siç është diete dhe ushtrimet fizike.

Por këto ilaçe kanë edhe efekte anësore. Si Meridia edhe Xenikali mund të shkaktojnë shqetësime në stomak, ndërsa sipas studimit, fëmijët e të rinjtë që marrin Meridia ishin dy herë më shumë në rrezik për të patur rrahje të çrregullta të zemrës.

XS
SM
MD
LG