Lidhje

BE miraton rregullat për kontrollimin e pajisjeve elektronike në aeroporte


Bashkimi Evropian ka miratuar rregullat për 25 vendet anëtare, për kontrollimin e pajisjeve elektronike në aeroporte, por ka shtyrë vendimin për të ndaluar pasagjerët për të marrë në aeroplan sende të lëngëta.

Në një deklaratë të publikuar sot, Komisioni Evropian tha se është bërë përparim i konsiderueshëm për të përballuar kërcënimin nga lëndët plasëse të lëngëta, por nevojiten studime të mëtejshme.

Bashkimi Evropian po shqyrton një ndalim të gjerë, pas njoftimit të muajit të kaluar mbi zbulimin në Britani të një komploti për të hedhur në erë aeroplanë duke përdorur lëndë eksplozive artizanale. Pas zbulimit të komplotit, Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë ndaluar pasagjerët të marrin me vete në aeroplan sende të lëngëta, me përjashtim të sasive të vogla ilaçesh dhe ushqimit për fëmijë.

XS
SM
MD
LG