Lidhje

Qeveria irakiane merr komandën e forcave të armatosura


Qeveria irakiane ka filluar të marrë në dorë komandën e forcave të armatosura irakiane nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Transferimi i komandës u krye sot në Bagdad me një ceremoni, ndërkohë që gjetkë në kryeqytet, 14 vetë humbën jetë nga dhuna.

Kryeministri irakian Nouri al-Maliki ka tani nën kontroll forcën ajrore dhe marinën e vendit dhe një nga 10 divisionet e ushtrisë. Një zëdhënës i ushtrisë amerikane thotë se divizionet e tjera të ushtrisë do të vihen nën kontrollin e forcave irakiane gradualisht, ndoshta me nga dy divizione në muaj.

Ndërkohë, rrjeti televiziv arab al-Jazeera transmetoi një audiokasetë sot ku tha se fliste udhëheqësi i al-Kaidës në Irak Abu Hamza al-Muhajer. Personi që flet në kasetë u bëri thirrje të gjithë kryengritësve të Irakut që të bashkohen.

XS
SM
MD
LG