Lidhje

Fatos Nano rikthehet në skenën politike duke sulmuar kryetarin socialist Edi Rama


Një vit pasi la drejtimin e Partisë Socialiste dhe qëndroi në hije pa u përfshirë në zhvillimet e brendshme të opozitës ish kryetari Fatos Nano është rishfaqur duke kritikuar dhe sulmuar ashpër drejtuesit aktual të Partisë Socialiste dhe aleatët e saj. “Çështja është se partia në radhë të parë e opinioni të kuptojnë se ajo që po ndodh pas 3 korrikut është riprodhimi i modelit berishian në gjithë politikën shqiptar dhe shqetësimi im parimor është se kjo po degradon opozitën. Berisha ekziston dhe nuk neutralizohet duke e imituar. Prandaj degradimi i PS-së me modelin e keq të berishësizmit që po adopoton Edi Rama me një koalicion berishkas që po admisnitrojnë vetëm interesa personale nuk mund të premtoj asgjë”, tha ish kryetari socialist.

Zoti Nano foli ndërsa po dilte nga zyrat e tij në qendër të kryeqytetit i shoqëruar nga dy deputetë socialist. Ish kryetari ka vendosur të mos rregjistrohet si anëtar i grupi parlamentar të partisë së tij dhe ka paralajmëruar kundër-goditje nëse do të ndërmerrej ndonjë hap për përjashtimin e tij apo dhe të përkrahësve të vet: “Besoj se do të ishte një hap shumë i gabur që një tufë njerëzizh apo qëniesh të shkurtra apo të gjata që do të tentonin të aplikonin modelin Berisha në PS të mbyllur në zyra të paajrosura e të mykura, të provokonin PS me largim përfaqësuesish.”

Ndërsa zoti Nano sulmonte opozitën, krerët e saj ishin mbledhur në selinë e Partisë Socialiste. Kryetari Edi Rama nuk preferoi të përdorte të njejtën gjuhë të ashpër të akuzuesit të tij duke u shfaqur thuajse indiferent e duke saktësuar se objektivi kryesor i opozitës janë përgatitjet për fitoren e zgjedhjeve vendore dhe provokimi i zgjedhjeve të përgjithshme: “Kjo është axhenda jonë e pandryshueshme nga asnjë lloj faktori tjetër atmosferik. Përsa më takon e përsa na takon telenovelat kanë mbaruar. Nuk kam asnjë lloj emocioni dhe dëshira të adresohem në cështje që nuk na japin asgjë të re dhe asgjë më shumë në procesin tonë për të garantuar fitoren. Eshtë i mirëpritur kushdo që bashkëpunon për të rrëzuar këtë qeveri ashtu sikundër nuk ndalojmë askënd ti bëj fresk Sali Berishës”, tha zoti Rama.

Sido që të jetë lëvizjet e ish kryetarit Nano nuk mund të kalojnë pa lënë gjurmë, aq më tepër kur eksperiencat e mëparshme kanë dëshmuar se dhe më parë ai është tërhequr duke u rikthyer vrullshme në skenën politike.

XS
SM
MD
LG