Lidhje

Presidenti Bush në mbështetje të luftës në Irak


Presidenti Bush ndodhet në Jutah, ku mbajti të parin nga një seri fjalimesh, që kanë për qëllim të qetësojnë kundërshtimin e publikut për luftën në Irak. Presidenti Bush pranoi se tani në Irak është një periudhë e trazuar.

Megjithatë ai tha se ata që kërkojnë tërheqjen e Shteteve të Bashkuara e kanë shumë gabim. Presidenti u përpoq ta zbuste tonin e kritikave të tij kur i quajti shumë prej kundërshtarëve të tij patriotë. Ky koment erdhi pas një mosmarrëveshjeje të filluar nga sekretari i tij i mbrojtjes, i cili ngriti idenë se kritikët e luftës vuajnë nga një paqartësi morale dhe intelektuale që mund të dobësojë shoqëritë e lira.

Donald Rumsfeld i bëri këto komente në fillim të javës para një grupi të veteranëve të organizatës Legjioni Amerikan, të cilëve iu drejtua sot edhe presidenti Bush.

Seria e re e fjalimeve është e treta për këtë vit dhe do të vazhdojë deri pas përvjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Këto fjalime fillojnë 2 muaj përpara zgjedhjeve për në Kongres, por presidenti Bush theksoi se ato nuk kanë qëllime politike.

XS
SM
MD
LG