Zyrtarët suedezë thanë se vendet dhuruese që po takohen në Stokholm premtuan më shumë se 900 milionë dollarë ndihma emergjente për të filluar rindërtimin e Libanit të shkatërruar nga lufta.
Kryeministri libanez Fuad Siniora u bëri fillimisht thirrje delegatëve nga 60 qeveri dhe organizata ndihmash për 500 milionë dollarë në ndihma financiare urgjente për rimëkëmbjen e vendit të tij. Duke folur sot në kryeqytetit suedez, zoti Siniora tha se luftimet midis Izraelit dhe milicisë së Hezbollahut shkatërruan rindërtimet e bëra 15 vjet pas luftës civile.
Konferenca e sotme zhvillohet ndërkohë që janë shtuar shqetësimet e vendeve perendimore se pagesat me para në dorë nga Hezbollahu për libanezët të cilëve u janë shkatërruar apo dëmtuar shtëpitë do të forcojnë lëvizjen guerrilje. Por zoti Siniora premtoi se asnjë nga financimet që ai kërkon nuk do të kalojë nëpër duart e Hezbollahut. Ai tha se lufta, e cila përfundoi këtë muaj, i ka kushtuar vendit të tij miliarda dollarë në të ardhura nga turizmi dhe bujqësia.