Lidhje

Prokurorët kërkojnë dënimin maksimal për ish politikanin serb të Bosnjes


Prokurorët e krimeve të luftës kanë kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për një ish-politikan me peshë serb të Bosnjës të akuzuar me genocid gjatë luftimeve në Bosnje-Hercegovinë në vitet 1990.

Ish- kryeparlamentari serb i Bosnjës Momcilo Krajisnik ka qenë në gjyq në Hagë që në fillim të vitit 2004 nën tetë akuza përfshirë genocid dhe krime kundër njerëzimit. Prokurorët thonë se Krajisnik luajti një rol kryesor në spastrimet etnike në konfliktin e Ballkanit. Ata thonë gjithashtu se ai kishte në dorë frenat e pushtetit në administratën e ish-udhëheqësit serb të Bosnjës Radovan Karadzic.

Dje vonë në fazat e fundit të gjyqit, prokurori Alan Tieger tha se çdo akuzë në akt-padi nëse vërtetohet meriton dënimin më të lartë të mundshëm.

XS
SM
MD
LG