Agjencia e Hapësirës, NASA, vendosi ta kthejë anijen Atlantis në hangar, për ta mbrojtur nga stuhia. Misioni i anijes Atlantis, i planifikuar fillimisht për të djelën, ishte shtyrë njëherë për të martën, për shkak të një stuhie tjetër dhe tani u rishty përsëri.
Metereologët thonë se uragani Ernesto pritet të godasë Floridën të mërkurën. Nasa thotë se anija Atlantis ka një hapësirë kohore lëshimi deri më 13 shtator, por inxhinierët shpresojnë që lëshimi të bëhet më 7 shtator për të shmangur çdo ndikim të mundshëm nga lëshimi i planifikuar më parë i anijes ruse të hapësirës Sojuz, që do të dërgojë një ekip të ri në stacioni ndërkombëtar të hapësirës.
Misioni i anijes Atlantis është i nevojshëm për vazhdimin e punës për ndërtimin e stacionit të hapësirës.