Lidhje

Forcat e Natos dhe ato afgane vrasin 71 talebanë


Zyrtarët në Afganistan thanë se forcat afgane dhe ato të Natos kanë vrarë të paktën 71 kryengritës talebanë në një betejë në provincën e Kandaharit. Shefi i policisë së provincës tha sot se katër policë dhe një ushtar u vranë gjithashtu në përleshje që filluan në distriktin e Panxhavajit mbrëmë dhe vazhduan gjatë natës.

Luftimet filluan kur qindra militantë talebanë ndërmorrën një sulm kundër një qyteti në perëndim të Kandaharit dhe u përleshën me policinë. Një zëdhënës i NATO-s tha se aeroplanët dhe artileria e rëndë e aleancës ofroi një mbështetje të rëndësishme gjatë luftimeve në provincën jugore.

Gjetkë, ministria britanike e mbrojtjes njoftoi se një ushtar britanik humbi jetën dhe 3 të tjerë u plagosën sot gjatë një përleshjeje me forcat armike në provincën Helmand.

XS
SM
MD
LG