Lidhje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Anan shpreh shqetësim për sulmin izraelit në Liban


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan tha se është mjaft i shqetësuar për shkeljen nga Izraeli të rezolutës së Këshillit të Sigurimit që parashikon ndalimin e luftimeve në Liban.

Deklarata e OKB-së e publikuar dje, shënon herën e parë që zyrtarët konstatojnë shkelje të rezolutës e cila hyri në fuqi të hënën.

Zoti Anan tha se një sulm izraelit në Libanin lindor të shtunën në mëngjes e ka venë në rrezik qetësinë e brishtë në rajon dhe ka minuar autoritetin e qeverisë së Libanit.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se forca e OKB-së në Liban, UNIFIL, ka konstatuar disa shkelje ajrore nga ana e avionëve ushtarkë izraelitë.

Edhe kryeministri libanez Fuad Siniora e kritikoi sulmin izraelit, në afërsi të qytetit Balbek.

Zyrtarë izraelitë thanë se zbarkimi me helikopter i forcave speciale kishte karakter mbrojtës dhe synonte të pengonte furnizimin me armë të Hezbollahut nga Siria dhe Irani.//ii

XS
SM
MD
LG