Lidhje

Presidenti Bush kritikon vendimin e gjykates kundër përgjimeve


Presidenti Bush dënoi vendimin e një gjykate federale amerikane se një programi përgjimi i administratës është në mospërputhje me kushtetutën.

Programi lejon përgjimin pa mandat të telefonatave dhe mesazheve elektronike ndërkombëtare. Presidenti Bush tha sot se ata që e vlerësojnë pozitivisht vendimin e gjykatës thjeshtë nuk e kuptojnë natyrën e botës ku jetojmë.

Një gjykatëse federale në shtetin verior të Miçiganit vendosi dje se përgjimi i telefonatave pa mandat shkel të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të drejtën për të mos iu nënshtruar kontrolleve të paarsyeshme. Një grup të drejtash, Unioni Amerikan për Liritë Civile, e kundërshtoi programin për llogari të studiuesve dhe avoketërve që thonë se programi dëmton punën e tyre me persona jashtë Amerikës.

Por Presidenti Bush tha se vendi është në luftë dhe se programi i përgjimit u jep në dorë agjencive që po luftojnë kundër terrorizmit, mjetet që u nevojiten.

Departamenti i Drejtësisë e ka apeluar vendimn dhe nuk do ta zbatojë vendimin deri sa të merret vendimi mbi apelin. //az//

XS
SM
MD
LG