Lidhje

Serbi: Ish komandanti i policisë hetohet lidhur me vrasjen e tre vëllerëzve shqiptaro-amerikanë


Autoritetet serbe thonë se ish komandanti i policisë së vendit po hetohet lidhur me vrasjen e tre vëllerëzve shqiptaro-amerikanë, që humbën jetën gjatë konfliktit.

Zyrtarët në Beograd, thonë se gjykatësi hetues pritet t’i zgjerojë hetimet rreth vrasjes së vëllezërve Mehmet, Agron dhe Ylli Bytyçi, për të përfshirë në to edhe ish gjeneralin Vlastimir Gjorgjeviç. Të tre vëllezërit jetonin në Nju Jork dhe më 1999 shkuan në Kosovë për të luftuar kundër forcave serbe. Më pas forcat serbe i kapën dhe i ekzekutuan. Trupat e tyre u gjetën në një varr masiv në lindje të Beogradit në vitin 2001. Vlastimir Gjorgjeviç është akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime të kryera në Kosovë. Mendohet se i akuzuari jeton në Rusi.

XS
SM
MD
LG