Lidhje

Komisioni Evropian propozon lehtësimin e vizave për Ballkanin


Komisioni Evropian propozoi lehtësimin e vizave ndaj shtetasve të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë.

Komisioni, dega ekzekutive e Bashkimit Evropian, u kërkoi shteteve anëtare të fillojnë bisedimet me vendet ballkanike për të thjeshtuar procedurat e vizave. Rregullat e reja do t’i lejonin njerëzit që jetojnë në mënyrë të paligjshme në shtetet e Bashkimit Evropian të kthehen me lehtësi në vendin e tyre.

Një marrëveshje e tillë për ripranim ekziston tashmë me Shqipërinë.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë, Franco Fratini tha se marrëveshjet do të ishin shumë të rëndësishme dhe do të rrisnin bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe imigracionit të paligjshëm.//ii

XS
SM
MD
LG