Në Britani u shënua sot temperatura rekord për muajin korrik, 36.3 gradë, duke thyer rekordin e vendosur para gati 100 vjetësh. Vala e të nxehtit ka mbërthyer mbarë Evropën, ndërsa autoritetet po marrin masa për të mbrojtur të moshuarit.
Në Itali temperaturat arritën në 38 gradë dhe në Holandë e Zvicër 34 gradë. Autoritetet evropiane po marrin masa për të shmangur përsëritjen e situatës së vitit 2003, kur nga moti i nxehtë humbën jetën mijëra vetë.
Qeveritë evropiane po hapin qendra freskimi, po dërgojnë punonjës të shërbimeve sociale për të kontrolluar për të moshuarit në shtëpi dhe po anulojnë një pjesë të aktiviteteve jashtë. Të paktën dy të moshuar kanë gjetur vdekjen deri tani nga moti i nxehtë në Francë dhe dy të tjerë në Spanjë.
Autoritetet në Holandë anuluan një aktitivitet 4 ditor ecjeje, pasi dy prej pjesëmarrësve në të, vdiqën dje nga vapa. Në Britani, disa zyra dhe shkolla u mbyllën dhe punëtorët janë parë duke hedhur zhavorr në rrugë për të zbutur efektin e nxehjes së asfaltit.