Lidhje

Dy raporte të Këshillit të Evropës mbi gjendjen e burgjeve në Shqipëri


Këshilli i Evropës thotë se Shqipëria ka bërë pak përparim në përmirësimin e kushteve nëpër burgje, të cilat janë quajtur çnjerëzore.

Këshilli publikoi dy raporte të veçanta dje të përpiluara nga vizitat e bëra në burgjet shqiptare dhe stacionet e policive në vitet 2003 dhe 2005 nga komisioni i tij për Parandalimin e Torturës.

Raporti i vitit 2003 thotë se shumë të burgosur pretendonin të ishin keqtrajtuar nga policia, duke përfshirë mbylljen në qeli për 23 orë në ditë. Disa të burgosur që presin gjykimet kanë qendruar në qeli për afro dy vjet.

Raporti tjetër pas dy vjetësh thoshte se janë bërë pak përpjekje për zbatimin e rekomandimeve të këshillit, i cili kërkonte që autoritetet shqiptare të ndërmerrnin masa urgjente.

Raporti i dytë përfshin akuza për rrahje për të cilat këshilli thotë se duhet të konsiderohen si tortura.

Një raport rreth vizites së tretë, që u bë në muajin mars të këtij viti, nuk është publikuar ende.

Shqipëria thotë se po përpiqet të zbatojë sa më shumë rekomandime për përmirësime që të jenë të mundura nga ana financiare. //ze

XS
SM
MD
LG