Në Tiranë, udhëheqësit politikë po bëjnë homazhe pranë trupit të Pjetër Arbnorit, një ndër nismëtarët e demokracisë në Shqipëri.
Autoritetet më të larta të shtetit shqiptar, përfaqëues të forcave politike, diplomatë dhe mijëra qytetarë të Tiranës nderuan sot kujtimin e ish-kryetarit të Parlamentit, Pjeter Arbnori, trupi i të cilit u vendos në hollin e institucionit ligjvënës.
Zoti Arbnori i cilësuar si Mandela i Shqipërisë, vuajti 28 vjet në burgjet komuniste.