Lidhje

I dërguari amerikan viziton Tokion për krizën koreane


I dërguari i lartë amerikan për Korenë e Veriut, Kristofer Hill, po përpiqet të sigurojë një përgjigje të përbashkët ndërkombëtare ndaj provave me raketa të Penianit.

Zoti Hill arriti në Tokio, ku po përpiqet të gjejë një përgjigje të unifikuar, pas mosmarrëveshjeve lidhur me një propozim të Japonisë për sanksione kundër Penianit. Kina, Korea e Jugut dhe Rusia janë treguar të lëkundura për të vendosur sanksione ndaj Koresë së Veriut.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca e kanë mbështetur propozimin e Tokios por zyrtarët amerikanë thonë tani se po përkrahin një plan të Kinës për bisedime të reja me Penianin.

Shtetet e Bashkuara u kanë rezistuar thirrjeve për mbajtjen e bisedimeve të drejtpërdrejta me Korenë e Veriut rreth programit të saj bërthamor, duke ngulur këmbë që Kina, Japonia, Koreja e Jugut dhe Rusia të marrin pjesë gjithashtu. Por disa kritikë thonë se formati gjashtëpalësh i bisedimeve nuk po jep rezultat dhe se Uashingtoni duhetg të shikojë mundësinë e negociatave të drejtpërdrejta me Penianin. //rd//

XS
SM
MD
LG