Ish drejtori ekzekutiv i Enronit, Ken Lay vdiq sot, me sa duket nga goditja ne zemër. Ken Lay ishte shpallur fajtor muajin e kaluar, nën akuzat për abuzime financiare, që çuan në falimentimin e gjigandit të energjitikës.
Falimentimi u shkaktoi investitorëve miliarda dollarë humbje, la mijëra të papunë dhe u shndërrua në simbol të mashtrimit të korporatave. Ky rast u bë shkak për reforma ligjore.
Në kulmin e tij, Enroni dukej se hartoi dhe zbatoi strategji të reja për tregëtinë e lëndëve energjitike, duke siguruar fitime të mëdha, por më pas, sipas gjykatës, ato ishin mashtrime dhe firma fshihte humbjet duke ekzagjeruar fitimet. Masa e dënimit ndaj Ken Layt ende nuk ishte shpallur, por pritej që ai të dënohej me burgim me afat të gjatë.