Natasha Kandiç, Drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, është e bindur se në Serbi duhet të ketë ende trupa të shqiptarëve të vrarë, që llogariten si të zhdukur. Në një bisedë me korrespondentin tonë në Prishtinë, ajo thotë se ka informacione të qëndrueshme për djegien e trupave dhe tani është në duart e qeverisë së Beogradit të bëjë të njohura dokumentet dhe të ndihmojë në ndriçimin e fatit të të zhdukurve