Lidhje

Tiranë: Policia sekuestron një tjetër sasi heroine


Në Tiranë, policia sekuestroi një tjetër sasi heroine. Të paktën 1,7 kilogram u kapën gjatë një operacioni që çoi edhe në arrestimin e tre personave. Droga e llojit të fortë e ambalazhuar në disa pako, u gjet në automjetin me të cilin udhëtonin tre personat e kapur. Nga hetimet e para mendohet se të arrestuarit janë korrierë të rrjeteve të narkotrafikut.

Sekuestrimi i kësaj sasie heroine i shtohet listës së gjatë të aksioneve të policisë shqiptare kundër grupeve të trafikantëve. Që nga janari i këtij viti, janë sekuestruar rreth 75 kilogram heroinë, 2 kilogram kokainë dhe qindra kuintalë hashash. Aktualisht policia shqiptare është angazhuar në një aksion të gjerë për asgjësimin e bimëve narkotike. Sipas policisë, këto bimë kultivohen në 490 komuna të vendit.//rd//

XS
SM
MD
LG