Lidhje

Presidenti serb i bën thirrje vendit të tij të pranojë pavarësinë e Malit të Zi


Presidenti serb Boris Tadiç i bëri thirrje vendit të tij të njohë shpalljen e pavarësisë nga Malit të Zi dhe t’i zgjasë dorën e miqësisë popullit malazez.

Në një shkrim botuar të mërkurën në gazetën Washington Post, zoti Tadiç theksonte se shpërbërja e ish-Jugosllavisë shpesh herë ka marrë tipare të trishtueshme dhe problematike.

Megjithatë, në rastin e Serbisë dhe Malit të Zi, ai tha se “një numër shumë i madh qytetarësh do të jetojnë në shtetin e njëri-tjetrit, pa i lënë vend kështu mëndjengushtësisë që të mbijetojë.

Zoti Tadiç tha se Serbia tani duhet të përqëndrohet në rritjen e standarteve të jetesës dhe në përgatitjet për integrim në të ardhmen në strukturat evropiane të tregtisë dhe sigurisë.

Presidenti Tadiç theksoi se Serbia duhet të përmbushë detyrimet e saj para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e cila kërkon nga Beogradi që të dorëzojë Gjeneralin Ratko Mlladiç të akuzuar për krime lufte.

XS
SM
MD
LG