Parlamenti e shpalli sot Serbinë një shtet sovran. Votimi pason referendumin në Mal të Zi për pavarësi. Të 126 deputetët e pranishëm në parlamentin prej 250 vendesh votuan për sovranitetin.
Më pas me një ceremoni të shkurtër nga ndërtesa e parlamentit u hoq flamuri i Serbisë e Malit të Zi, duke u zëvendësuar me atë të Serbisë. Në seancë nuk morrën pjesë as Kryeministri Voisllav Koshtunica dhe as Presidenti Boris Tadiç. //rd//