Një gjykatë italiane filloi seancën dëgjimore për të vendosur në se ka dokumentacion të mjaftueshëm për të ngritur padi ndaj ish kryeministrit Silvio Berlusconi nën akuzat për korrupsion.
Gjykatësit e Milanos thonë se zoti Berlusconi pagoi të paktën 600 mijë dollarë avokatit britanik David Mills në vitin 1997 në këmbim të një dëshmie të rreme në dy gjykime kundër ish kryeministrit. Prokurorët ngritën akuza kundër të dyve në muajin mars, por ata i kanë mohuar akuzat.
Zoti Berlusconi tha se akuzat janë të motivuara politikisht dhe kishin si synim të ndikonin votuesit gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në prill që ai i humbi me rezultat të ngushtë ndaj Romano Prodit.
Zoti Berlusconi ka një histori të gjatë me probleme ligjore. Ai është shpallur fajtor tre herë, por vendimi është hedhur poshtë me apelim ose për shkak se koha e vënë në dispozicion të prokurorisë skadoi. //rd//