Zyrtarët në qytetin e Basrës në Irakun jugor thanë se të paktën 15 veta humbën jetën sot nga një sulm me bombë. 30 të tjerë u plagosën. Sulmi i sotëm ndodh 3 ditë pasi kryeministri Nouri al-Maliki shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Basra pas disa javë luftimesh mes fraksioneve shiite.
Po sot në Irak, një diplomat rus u vra dhe katër punonjës të ambasadës u rrëmbyen në kryeqytetin Bagdat të Irakut. Zyrtarë irakianë thanë se persona të armatosur sulmuan rusët sot në lagjen Mansur të Bagdatit, jo shumë larg ambasadës ruse.
Në zhvillime të tjera, zyrtarë në Bakuba thanë se të paktën shtatë policë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga një sulm në një pikë kontrolli të qytetit. Autoritetet thanë gjithashtu se afër Bakubës u gjetën 8 kokë të prera. Një shënim i lënë në vendin e ngjarrjes identifikonte njërën prej vitkimave dhe e akuzonte atë për vrasjen e shiitëve. //rd//