Lidhje

Qeveria sudaneze dhe grupi më i madh kryengritës në Darfur nënshkruajnë marrëveshjen e paqes


Qeveria e Sudanit dhe grupi më i madh kryengritës në rajonin e Darfurit nënshkruan një marrëveshje paqeje për t’u dhënë fund luftimeve tre vjeçare që kanë lënë dhjetëra mijëra të vrarë dhe kanë detyruar dy milionë të tjerë të braktisin shtëpitë e tyre.

Marrëveshja u nënshkrua dje në kryeqytetin e Nigerisë nga përfaqësuesit e Khartumit dhe të grupit kryengritës Ushtria për Çlirimin e Sudanit. Mirëpo, dy grupe të tjera kryengritëse e hodhën poshtë marrëveshjen me gjithë përpjekjet në çastet e fundit të ndërmjetësuesve për të siguruar mbështetjen e tyre.

Marrëveshja parashikon çarmatimin e milicive të mbështetura nga qeveria dhe integrimin e luftëtarëve kryengritës në forcat e armatosura të Sudanit. Nënshkrimi i marrëveshjes pason trysninë e madhe nga diplomatë ndërkombëtarë.

Shtëpia e Bardhë e përshëndeti marrëveshjen dhe u bëri thirrje kryengritësve që nuk e pranuan atë të marrin pjesë në procesin e paqes.

XS
SM
MD
LG