Në Irak, kryetari i parlamentit tha se sesioni i shumëpritur i së hënës është shtyrë, shenjë kjo që tregon se situata e bllokuar politike në vend nuk është zgjidhur.
Bisedimet mes negociatorëve suni, kurdë dhe shiitë janë bllokuar për shkak të kërkesave të sunive dhe të kurdëve që shiitët të zëvendësojnë me një kandidat tjetër zotin Ibrahim al-Xhafari për postin e kryeministit të ri të vendit. Kritikët e zotit al-Xhafari thonë se ai ka bërë shumë pak për të ndalur dhunën sektare.
Ndërkohë, sipas policisë, të paktën 10 vetë u vranë nga shpërthimi i një makine bombë në qytetin e Mahmudijes në jug të Bagdatit. Ndërkohë, në Bagdat, policia tha se nga shpërthimi i një makine bombë pranë një xhamie shiite u vranë të paktën katër vetë dhe u plagosën gjashtë të tjerë. Policia njoftoi gjithashtu se të paktën 12 vetë u rrëmbyen sot në mes të ditës nga një dyqan i Bagdatit. Po sipas autoriteteve, persona të armatosur vranë 7 punëtorë në qytetin verior të Mosulit.//lk