Lidhje

Gjermani: 9 vjet burgim për një të ri turk, autor vrasjeje për shkaqe nderi


Një gjykatë gjermane dënoi një të ri turk me 9 vjet e tre muaj burg se për vrasje me armë zjarri të motrës për, atë që njihet si “shkaqe nderi”.

Gjykata e mori sot vendimin për 20-vjeçarin Ayhan Surucu, por liroi për mungesë provash vëllezërit e tij më të mëdhenj që akuzoheshin se kanë ndihmuar në vrasje.

I riu qëlloi për vdekje 23-vjeçaren Hatun Surucu, kur ajo po qendronte në një stacion autobusi në periferi të Berlinit. Prokurorët thonë se viktima kishte ikur nga shtëpia për shkak të një martese me detyrim me një kushëri në Turqi dhe mendonte të jetonte vetëm me fëmijën e saj. Të afërmit nuk ishin dakord me këtë stil jete.

Prokurorët thonë se kanë në plan të apelojnë atë pjesë të vendimit që la të lirë dy vëllezërit e tjerë.//lk

XS
SM
MD
LG