Lidhje

57 të mbytur pas incidentit të anijes në brigjet e Bahreinit


Zyrtarët në Bahrein thonë se të paktën 57 persona janë mbytur dhe 13 figurojnë të zhdukur pasi një anije me turistë u fundos në brigjet e këtij shteti të Gjirit Persik.

Pasagjerët ishin shtruar në darkë për të festuar një projekt ndërtimi në kryeqytetin Manama. Zyrtarët thonë se 67 njerëz janë shpëtuar, mes tyre edhe kapiteni i anijes, i cili po meret në pyetje.

Anija me 137 njerëz në bord, përfshi shumë të huaj, u fundos dje vonë rreth 1 kilometër e gjysëm nga bregu. Personat, që shpëtuan gjallë, thanë se anije prej druri kishte anuar para se të përmbysej.

Pronarët e anijes thonë se shkak i aksidentit mund të ketë qënë numri i tepërt i pasagjerëve. Një përfaqësues i kompanisë tha për televizionin shtetror se kapaciteti i anijes ishte 100 pasagjerë. //rd//

XS
SM
MD
LG