Lidhje

Një seri tërmetesh trondisin Iranin


Agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit thotë se të paktën 66 vetë janë vrarë dhe mbi një mijë të tjerë janë plagosur nga disa tërmete të njëpasnjëshme në provincën perëndimore të Lorestanit.

Sipas njoftimit, qytetet Doroud dhe Boroujured dhe dhjetra fshatra midis tyre janë dëmtuar rëndë. Po sipas njoftimit, presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad i kërkoi minsitrisë së brendhsme të mobilizojë të gjithe burimet që ka për rajonet e goditura nga tërmeti.

Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleeza Rica tha sot në Angli se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për t’i dhënë ndihmë humanitare viktimave të tërmetit në Iran.

Lëkundjet e Tokës filluan pak pas orës 11 të natës sipas orës lokale dhe vazhduan për disa orë. Sipas Agjencisë amerikane të Gjeologjisë, lëkundja më e madhe ndodhi pak para agimit, dhe ajo kishte një magnitudë prej 5,7 ballësh.

Në Iran ndodhin shpesh tërmete, ngaqë vendi ndodhet në një zonë sizmike. Në dhjetor në vitit 2003, një tërmet i fuqishëm sheshoi qytetin e lashtë të Bamit, duke vrarë të paktën 26 mijë vetë. //rd//

XS
SM
MD
LG