Lidhje

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionet ndaj komunës së Foçias në Republikën Serbe të Bosnjes


Shtetet e Bashkuara hoqën sanksionet ndaj komunës së Foçias në Republikën Serbe të Bosnjes pasi udhëheqësit vendas kanë vepruar më në përputhje me marrëveshjet e Dejtonit për paqe, që i dhanë fund konfliktit në Bosnje.

Ambasada amerikane në Sarajevë e bëri këtë njoftim duke thënë se administrata e Foçias ka bërë përpjekje për përmirësimin e bashkëpunimit me gjykatën e Hagës për krimet e luftës, ka inkurajuar kthimin e refugjatëve dhe ka marrë masa të tjera pozitive.

Në deklaratën amerikane thuhet se sanksionet hiqen edhe në komuna të tjera por jo në Bijelinë, Han Pijesak, Pale dhe Sokolac. //rd//

XS
SM
MD
LG