Lidhje

Izraeli do të këshillohet me SHBA për kufijtë izraelitë


Kryeministri në detyrë i Izraelit Ehud Olmert tha se do të zhvillojë bisedime me Shtetet e Bashkuara para se të ndërmarrë ndonjë tërheqje tjetër të njëanshme nga Rripi i Gazës.

Duke komentuar dy ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, zoti Olmert i tha radios izraelite se së pari ai do t’i jepte kohë një qeverie të re të udhëhequr nga Hamasi për të vendosur nëse do t’i moderojë apo jo politikat e saj ekstremiste.

Udhëheqësi izraelit tha se pas kësaj ai do të zhvillonte një dialog për të përcaktuar kufijtë përfundimtarë që dëshirojnë izraelitët para hapjes së negociatave me Shtetet e Bashkuara dhe me komunitetin ndërkombëtar për këtë çështje.

Perspektiva për arritjen e paqes e shtruar me tërheqjen izraelite nga Rripi i Gazës vitin e kaluar janë venitur pas fitores së papritur të Hamasit në zgjedhjet palestineze dy muaj më parë. Hamasi i ka refuzuar thirrjet për të hequr dorë nga dhuna dhe për njohur Izraelin. //ad//

XS
SM
MD
LG