Lidhje

Senati amerikan pritet të fillojë debatin mbi një sërë projekt-ligjesh për imigracionin


Senati amerikan fillon javën e ardhshme debatin mbi një sërë projekt-ligjesh për reformimin e politikave të imigracionit.

Pritet që ky të jetë një debat i nxehtë, i cili do të nxjerrë në pah dallime të thella ndërmjet republikanëve dhe demokratëve lidhur me këtë çështje.

Dje, rreth 500 mijë demonstrues mbushën rrugët e Los Anxhelosit për të protestuar ndaj projekt-ligjeve që parashikojnë masa ndëshkuese ndaj shtetasve të huaj që jetojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara dhe atyre që i ndihmojnë.

Projekt-ligjet luhaten që nga ndëshkimi i 11 milion imigrantëve të paligjshëm e deri tek dhënia e një farë amnistie për ta.

Presidenti Bush ka bërë thirrje për reforma të gjithanshme në politikat mbi imigracionin, përfshirë një program për punonjës të përkohshëm i cili do t’u jepte mundësi punonjësve nga vende të tjera të futen në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të ligjshme për një periudhë të kufizuar kohe.

XS
SM
MD
LG