Lidhje

Zgjedhjet parlamentare në Ukrainë, provë për Revolucionin e Portokalltë


Në Ukrainë zhvillohen sot zgjedhjet parlamentare, të cilat shikohen gjerësisht si provë për revolucionin e portokalltë të vitit 2004.

Sondazhet e kohëve të fundit tregojnë se mbështetja për Partinë e Rajoneve të ish kryeministrit Viktor Janukoviç është 10 për qind më e madhe sesa për Partinë Ukraina Jonë e Presidentit Viktor Jushçenko.

Pritet që asnjë parti të mos ketë vende të mjaftueshme për të formuar qeverinë. Nëse parlamenti dështon të formojë një koalicion brenda 60 ditësh, presidenti mund të thrrasë zgjedhje të reja.

Partia e zotit Janukoviç parapelqen lidhje të ngushta me Rusinë, kurse Presidenti Jushçenko është pro perëndimor dhe kërkon lidhje më të ngushta me Naton dhe Bashkimin Evropian.

Partia e presidentit është përballur me vështirësi gjatë vitit të kaluar, pas një përçarjeje në qeverinë e tij dhe akuzave për korrupsion.

Presidenti Jushçenko erdhi në pushtet pas një seri demonstratash pro demokracisë në Kiev në shenjë proteste kundër zgjedhjeve të meta presidenciale të Ukrainës në vitin 2004, të cilat fillmisht u fituan nga zoti Janukoviç.

Demonstratat u bënë të njohura si Revolucioni i Portokalltë për shkak se veprimtarët përdorën ngjyrën protokkalli të fushatës së zgjedhjeve të zotit Jushçenko si simbol të lëvizjes së tyre pro demokracisë.

XS
SM
MD
LG