Lidhje

Bjellorusi: Policia arreston kandidatin e opozitës për president, Kozulin


Në Bjellorusi, policia shpërndau një protestë të opozitës në kryeqytetin Misnk dhe arrestoi kandidatin e opozitës për president, Alexander Kozulin. Sipas dëshmitarëve, Kozulin ishte midis disa personave të arrestuar sot ndërkohë që policia nuk i lejoi protestuesit të marshonin drejt një qendre paraburgimi ku mbaheshin ata.

Një përfaqësues i opozitës tha se policia gjithashtu ndaloi zëdhënësin personal të kandidatit kryesor të opozitës, Aleksander Milinkeviç. Po sot, zoti Milinkeviç, u vu në krye të mijëra protestuesve që kishin dalë për të kundërshtuar rezultatin e debatueshëm të zgjedhjeve presidenciale të së dielës.

Protesta e sotme u mbajt në një park, pasi mijëra trupa të policisë kishin bllokuar hyrjen e sheshit Tetori të Minskut. Milinkeviç humbi me një diferencë të madhe votash në garën me presidentin e vijës së ashpër Aleksander Lukashenko.

Vendet perëndimore i dënuan votimet si jo demokratike, por Rusia i quajti ato të lira dhe transparente. Milinkeviç dhe përkrahësit e tij thonë se kërkojnë që zgjedhjet të mbahen përsëri dhe që ato të jenë të drejta. //ad//

XS
SM
MD
LG