Lidhje

Politikanët irakianë mbajnë sot një sesion tjetër negociatash për formimin e një qeverie të bashkimit kombëtar


Politikanët irakianë kanë planifikuar për sot një sesion tjetër negociatash në vazhdën e përpjekjeve për formimin e një qeverie të bashkimit kombëtar.

Presidenti Xhalal Talabani tha dje se qeveria mund të formohet brenda këtij muaji, por shtoi se ai është person shumë optimist. Fraksionet politike të Irakut kanë vazhduar përpjekjet për krijimin e një qeverie të bashkimit kombëtar që nga zgjedhjet parlamentare të dhjetorit.

Ndërkohë, të paktën 24 veta humbën dje jetën në Irak nga aktet e dhunës. Shpërthimi i një bomba pranë një xhamie suni në qytetin Khalis shkaktoi vdekjen e pesë vetave. P

ersona të armatosur vranë katër veta në një dyqan buke në Bagdad dhe lanë pas një bombë, shpërthimi i së cilës shkaktoi vdekjen e një polici që po hetonte vrasjet. Edhe tre policë të tjerë u vranë po në Bagdad.

Dy ushtarë amerikanë u vranë dje në krahinën al-Anbar dhe zyrtarët në Bagdad bënë të ditur zbulimin e 12 trupave. Viktimat ishin lidhur dhe qëlluar me armë zjarri në kokë.

XS
SM
MD
LG