Lidhje

Afganistan: Në gjyq një person i konvertuar nga mysliman në i krishterë


Një gjykatës afgan thotë se një person i konvertuar nga mysliman në i krishterë mund të dënohet me vdekje nëse nuk bëhet përsëri mysliman.

Gjykatësi Ansarullah Mavlavezada tha se i pandehuri Abdlul Rahman u arrestua pasi familja e tij njoftoi policinë se ai ishte konvertuar. Gjykatësi tha se zoti Rahman do të akuzohet për tradhti ndaj Islamit. Ai tha se i pandehuri ende ka rast të ndryshojë fe por nëse nuk e bën këtë do të ndëshkohet.

Një nga prokurorët tha se ky është rasti i parë i këtij lloji në Afganistan dhe se ai ka kërkuar dënimin me vdekje kundër personit në fjalë.

Afganistani është vend islamik konservator ku 99 përqind e popullatës është myslimane. Kushtetuta e tij e re e bazuar në Sheriatin, thotë se asnjë ligj nuk mund të bjerë ndesh me Islamin. //ad//

XS
SM
MD
LG