Lidhje

Irani paralajmëron se do të rifillojë pasurimin e uraniumit me kapacitet të plotë


Irani ka paralajmëruar se do të rifillojë pasurimin e uraniumit me kapacitet të plotë, nëse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara merr masa kundër programit të tij bërthamor.

Kryenegociatori iranian për çështjet bërthamore Ali Larijani thotë se studimet dhe kërkimet bërthamore janë në interesin kombëtar të vendit të tij. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane tha se takimi te henen i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për Iranin do të tregojë nëse vendimet e agjencisë janë të motivuara politikisht.

Ata folën sot një para se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike të diskutojë për Iranin dhe t’ia raportojë përfundimet e veta Këshillit të Sigurimit.

Dje, Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs tha se nuk duket se Këshilli i Sigurimit do të imponojë menjëherë sanksione ndaj Iranit. Por ajo tha se këshillit do t’i duhet të diskutojë seriozisht për hapat e mëtejshëm.//ii

XS
SM
MD
LG