Presidenti pakistanez Pervez Musharraf thotë se është shumë i kënaqur me vizitën e fundit të Presidentit Bush në Pakistan.
Në një intervistë për televizionin amerikan, gjenerali Musharraf tha se Presidenti Bush u dha përgjigje çështjeve që kishin të bënin me energjinë bërthamore për Pakistanin.
Gjatë vizitës së zotit Bush në Azinë Juglindore, negociatorët indianë dhe amerikanë arritën një marrëveshje historike lidhur me teknologjinë bërthamore për qëllime civile për Nju Delin por nuk pati bisedime për një marrëveshje të ngjashme me Pakistanin.
Zoti Musharraf tha se e kupton që Shtetet e Bashkuara mbajtën qendrim të ndryshëm për bisedimet bërthamore me Indinë nga njëra anë dhe me Pakistanin nga ana tjetër.
Presidenti Bush u kthye në Uashington të dielën herët në mëngjes nga udhëtimi i tij pesë ditor në Azinë Jugore.
Pritet që zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë të fillojnë së shpejti lobimin në Kongres për miratimin e marrëveshjes bërthamore me Indinë. Një numër ligjvënësish kanë shprehur hapur kritika për marrëveshjen e propozuar.//ii