Lidhje

Jessen-Petersen: nuk do ta pengojë Gjeneral Çekun të bëhet kryeministër


Shefi i administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen-Petersen la të kuptohet se ai nuk do ta pengojë ish komandantin e UÇK-së, Agim Çeku që të bëhet kryeministër.

Zoti Jessen-Petersen i tha korrespondentit të Zërit të Amerikës në Prishtinë se Agim Çeku ka shumë cilësi pozitive dhe se me kalimin e kohës, zyrtarët serbë mund të ndryshojnë mendim rreth tij.

Zoti Çeku është akuzuar nga Beogradi për krime lufte kundër civilëve serbë gjatë kohës që ai ka qenë komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në vitet 1998 dhe 1999.

Dje, qeveria serbe i kërkoi zotit Jessen-Petersen që të ndërhynte dhe të pengonte emërimin e tij si kryeministër i ri i Kosovës.

Kryenegociatori i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës, Marti Ahtisari, tha dje se funksioni i tij në këto bisedime është të punojë me udhëheqësit që janë në detyrë.//ii

XS
SM
MD
LG