Lidhje

Uashington: Ndryshimet në udhëheqjen e Kosovës janë vendime të vetë zyrtarëve shqiptarë


Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi dje se dorëheqja e kryeministrit Bajram Kosumi dhe vendimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të zëvendësuar kryetarin e parlamentit, Nexhat Daci, janë vendime të brendshme të zyrtarëve shqiptarë të Kosovës.

Në një deklaratë të Departamentit të Shtetit theksohet se Shtetet e Bashkuara presin që udhëheqësit e rinj të Kosovës të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedimet mbi statusin përfundmtar dhe të përshpejtojnë përpjekjet për përmbushjen e Standardave për Kosovën.

Shtetet e Bashkuara, thuhet më tej në deklaratë, janë të angazhuara të punojnë me të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, dhe të dyja palët në bisedime për arritjen e një marrëveshjeje mbi statusin përfundimtar të Kosovës brenda këtij viti.

XS
SM
MD
LG