Lidhje

Presidenti Bush mbërriti në New Delhi për vizitën e tij të parë në Indi


Presidenti Bush mbërriti në New Delhi për vizitën e tij të parë në Indi, pasi bëri një ndalesë 5-orëshe të panjoftuar në Afganistan.

Gjatë qëndrimit të tij 3 ditësh në New Delhi, Presidenti Bush do të zhvillojë bisedime mbi lidhjet ekonomike dhe të mbrojtjes si dhe atë që e ka cilësuar si partneritet strategjik me Indinë.

Presidenti pritet të përqëndrohet gjithashtu në arritjen e një marrëveshjeje mbi teknologjinë civile bërthamore me New Delhin. Ai tha se pakti nuk është përfunduar ende dhe se mund të mos nënshkruhet brenda kësaj jave.

Presidenti Bush ka thënë gjithashtu se do të nxisë Indinë dhe Pakistianin të vazhdojnë procesin e paqes mes tyre për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin mbi Kashmirin.

Po sot, gjatë qëndrimit në Kabul, Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të rindërtojnë Afganistanin dhe kanë besim se terroristi Osama bin Laden do të sillet para drejtësisë. Presidenti tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara, Afganistani dhe Pakistani po bashkëpunojnë si partnerë në një aleancë kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG