Lidhje

Berlusconi: Italia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të vendosura në luftën kundër terrorizmit


Kryeministri italian Silvio Berlusconi, i cili po viziton Shtetet e Bashkuara, mbajti sot një fjalim në Kongres, ku u shpreh se Italia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të vendosur në luftën kundër terrorizmit.

Gjatë fjalimit të tij, zoti Berlusconi tha gjithashtu se lidhjet mes të dy vendeve janë të fuqishme dhe të qëndrueshme.

Ai e mbajti këtë fjalim sot, pas takimit dje me Presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë. Të dy udhëheqësit diskutuan për Irakun, luftën kundër terrorizmit dhe Iranit.

Zoti Berlusconi tha se do të vazhdojë me planet për tërheqjen e të 3 mijë trupave italiane nga Iraku në fund të këtij viti. Në muajin prill zoti Berlusconi përballet me një sfidë të vështirë elektorale, me rivalin e tij të fortë, kandidatin e qendrës së majtë, Romano Prodi.

XS
SM
MD
LG