Kryeministrat e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë thonë se janë të vendosur për t’u anëtarësuar në NATO deri në vitin 2008. Kryeminisitri i Shqipërisë, Sali Berisha, ai kroat Ivo Sanader dhe ai maqedon Vllado Buçkovski, dhanë sot një konferencë shtypi, pas bisedimeve në qytetin-port të Durrësit.
Të tre udhëheqësit theksuan rëndësinë e integrimit rajonal. Zyrtarët thanë se të tre vendet kanë kontribuar me ushtarë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara i kanë vlerësuar reformat e ditëve të fundit të ndërmarra nga këto vende, të cilat synojnë anëtarësimin në aleancën ushtarake.
Në vitin 2003, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia nënshkruan Kartën e Adriatikut me Shtetet e Bashkuara, e cila do të ndihmojë në integrimin e tyre në NATO dhe në institucionet e tjera evropiane. //rd//