Lidhje

Presidenti i Serbisë paralajmëron se partitë ekstremiste nacionaliste po kërkojnë të kthehen në pushtet


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç paralajmëroi se partitë eskremiste nacionaliste që nxitën luftrat ballkanike në vitet 90 po kërkojnë tani të kthehen në pushtet.

Zoti Tadiç tha sot në Kuvendin e Partisë Demokratike, ku ai bën pjesë, se Serbia përballet tani me një zgjedhje, mes forcave demokratike dhe atyre që e udhëhoqën drejt katër luftrave në vitet 90. Ai i quajti ata që e vunë nacionalizmin serb mbi gjithshka si burimi i të gjitha të këqijave dhe paralajmëroi se këto forca po përpiqen përsëri të sundojnë Serbinë.

Partia Demokratike e zotit Tadiç luajti një rol të rëndësishëm për rrëzimin nga pushteti të ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç dhe dorëzimin e tij më pas në Gjykatën e Hagës. Zoti Tadiç theksoi se Partia Demokratike është partia e vetme që mund t’i zbatojë reformat ekonomike dhe politike, të nevojshme për ecjen e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.//lk

XS
SM
MD
LG