Lidhje

Irak:  Lirohen mbi 400 të burgosur. Rrëmbehen dy punonjës shqiptarë nga Maqedonia


Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se kanë liruar më shumë se 400 të burgosur irakianë gjatë pak ditëve të kaluar.

Sipas zyrtarëve, lirimi u bë pasi një komision i kryesuar nga irakianë arriti në përfundimin se nuk ishte arësye që ata të qendronin nën arrest. Në një deklaratë të bërë sot në Bagdat, autoritetet njoftuan se një major policie në Ramadi u vra i qëlluar nga një makinë.

Në Bagdat, një numër shpërthimesh shkaktuan vdekjen e disa personave, përfshirë një ushtar amerikan.

Policia tha se në Bakuba, një civil u vra dhe të paktën katër të tjerë u plagosën nga një shpërthim në anë të rrugës.

Zyrtarët ushtarakë britanikë në Irakun e jugut njoftuan se dy punonjës me kontratë, shqiptarë nga Maqedonia ishin rrëmbyer të enjten në afërsi të Basrës.

Autoritetet maqedonase bënë të ditur identitetin e dy shtetasve të saj shqiptarë nga rrethina e Tetovës, Rasim Ramadani dhe Faruk Ademi.

Qeveria maqedonase ishte njoftuar të enjten për rastin por nuk e bëri atë publik për shkak të komplikimeve që mund të dilnin, sipas zyrtarëve maqedonas.

Ministria e jashtme në Shkup u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të mos shkojnë për të punuar në Irak.

XS
SM
MD
LG