Industria amerikane e prodhimit të makinave është në krizë. Nën peshën e humbjeve financiare prej miliarda dollarësh, zhvleftësimin e aksioneve dhe humbje tregu ndaj konkuruesve të huaj, Fordi dhe General Motors po luftojnë për të mbijetuar. Materiali në vazhdim i hedh një vështirm krizës në zemër të indtustrisë amerikane.
“Sot ne po paguajmë dyfishin, trefishin, e orës së punës krahasuar me mesataren e tregut,” shprehet Stiv Miller, Drejtues Ekzekutiv i firmës Delphi. “Parashikojmë që fuqinë punëtore në Amerikë ta ulim me 25 mijë.” thotë Rik Vagoner, Drejtor Ekzekutiv i firmës General Motors.
Për prodhuesit amerikanë të makinave ka qënë një vit tepër i vështirë. Puna e rreth 100 mijë punëtorëve është në rrezik. Delphi, prodhuesi më i madh në botë i pjesëve të makinave, shpalli falimentimin duke thënë se nuk mund të përballojë pensionet dhe kujdesin shëndetësor. Steve Miller është drejtori ekzekutiv. “Teoricinët mund të argumentojnë për drejtësi. Unë duhet të merrem me realitetin,” thotë zoti Miller.
Humbjet e vendeve të punës dhe shkurtimet e pagave kanë ndikuar ndjeshëm tek punëtorët. “Nuk do të doja që vendi të më mbyllet. Do ishte humbje e madhe,” thotë një punëtore.
Peter Moriçi, profesor ekonomie në Universitetin e Marylandit, fajëson vetë firmat e makinave dhe sindikatat e punëtorëve. Fordi dhe General Motors, thotë ai, prodhuan makina që konsumatorët nuk i pëlqenin, ndërsa sindikata kërkonte shumë. “Punëtorët në sindikata nuk janë sqaruar se pagat dhe përfitimet e tyre janë më të larta se standartet globale, madje më të larta se edhe ato për Toyotën e Nisanin në Kentucky,” thotë pedagogu.
Prodhuesit e huaj me avantazhin e kostos më të ulët dhe prodhime më të pëlqyeshme, po i zgjerojnë fabrikat pa sindikata, kryesisht në jug të Shteteve të Bashkuara. En Stivens, drejtuese e Fordit thotë se makinat e reja që konsumojnë më pak karburant do ta shpëtojnë Fordin. “Nuk mendoj se jemi vonë me makinat hibride. Ne prodhuam makinën e parë amerikane hibrid dhe parën makinë hibrid me 4 rrota aktive.”
Por profesor Moriçi ka ende dyshime. “Në një vështrim afatgjatë, në se nuk bëjnë reforma të nevojshme ata do të vazhdojnë të humbasin treg dhe të shpallin falimentimin.”
Ekonomisti Rob Scott i Institutit të Politikave Ekonomike thotë se Fordi dhe General Motors, ashtu si disa linja ajrore, mund të shfrytëzojnë ligjet e falimentimit për të ulur pagat dhe koston. “Kjo është mëyra e re se si po ristrukturohen sot firmat.”
Zoti Scott thotë se kjo industri mund të ketë nevojë për ndihmë financiare nga qeveria, dhe shton analisti, në se Amerika nuk e mbron bazën e saj industriale ajo mund të pësojë fatin e Britnaisë në shekullin e 19-të. “Britanikët kishin standartin më të lartë të jetesës në botë. Por fuqia e tyre u shua. Kostoja e mbajtjes së perandorisë ishte tepër e lartë. Ata nuk pranuan të investonin dhe i lëvizën fabrikat jashtë vendit.” Industria amerikane e makinave, thotë analisti Scott, ndodhet sot buzë greminës.