Zyrtarët evropianë po përpiqen të gjejnë nëse ka raste të tjera të gripit të shpendëve në Bullgari, Greqi dhe Itali ku një variant i virusit që mund të shkaktojë vdekjen tek njerëzit, është zbuluar tek shpendë të egra.
Zyrtarët italianë thonë se kanë marrë masa mbrojtëse në Italinë Jugore ku virusi vdekjeprurës H5N1 i gripit të shpendëve u gjet tek pesë mjelma. Autoritetet po kontrollojnë mes pulave në ferma për raste të sëmundjes dha kanë ndaluar gjuetinë e shpendëve.
Raste të reja janë zbuluar edhe në Greqi dhe Bullgari. Në Azi, ku është zbuluar shumica e rasteve të sëmundjes, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ka konfirmuar se dy gra që vdiqën në Indonezi javën e kaluar kishin pasur virusin H5N1. 18 nga 90 rastet e gripit të shpendëve mes njerëzve në gjithë botën, kanë qenë në Indonezi.
Në Nigeri, ekspertët ndërkombëtarë kanë shkuar të japin ndihmën e tyre me rastet e para të sëmundjes në kontinentin afrikan. Zyrtarët po u bëjnë analizat dy motrave për të gjetur nëse kanë virusin H5N1. //ad//