Lidhje

Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi, niset për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit


Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi, u nis sot për në Shtetet e Bashkuara ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, që pritet të mbahet të martën.

Zoti Kosumi është kryeministri i parë i Kosovës që merr pjesë në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit. Ai u tha gazetarëve në aeroportin e Prishtinës se do të ketë takime me ambasadorët e vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit.Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Kosova përfaqësohet nga shefi i administratës së Kombeve të Bashkuara, Soren Jessen-Petersen, ndërsa kryeministri Kosumi ka statusin e të ftuarit. Serbia përfaqësohet në mbledhje nga presidenti i saj Boris Tadiç.//lk

XS
SM
MD
LG