Lidhje

Kryeministri izraelit Sharon, në gjendje shëndetësore serioze, por të qëndrueshme


Mjekët izraelitë thonë se jeta e kryeministrit Ariel Sharon tani për tani nuk është në rrezik. Ata i bënë komentet pas një operacioni urgjent të zorrëve që iu desh t’i bënin zotit Sharon. Kryemjeku i spitalit Hadassah të Jeruzalemit, Shlomo Mor-Yosef u tha gazetarëve se zoti Sharon është në gjendje serioze por të qendrueshme dhe ndodhet në sallën e urgjencës.

Mjeku tha se kryeministri nuk ka patur komplikacione të mëdha pas një procedure katër orëshe për heqjen e një pjese të zorrës së trashë. Ai tha se problemi kryesor i zotit Sharon është se ai vazhdon të jetë në gjendje kome. Kryeministri 77-vjeçar ndodhet në komë që nga 4 janari kur përsoi hemoragji cerebrale. Përpjekjet për ta nxjerrë nga koma nuk kanë patur sukses. Funksionet e kryeministrit i kryen zëvendësi i zotit Sharon, Ehud Olmert.//lk

XS
SM
MD
LG